Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, beson se edhe pjesëtarët e stafit të klubit ishin të pakënaqur me Jose Mourinho trajner.
Portugezi u shkarkua nga detyra një javë më parë pas një fillimi të dobët të sezonit, me “Djajtë e Kuq” që janë jashtë zonës Champions.
Rooney beson se Solskjaer është njeriu i duhur për ta ndryshuar atmosferën “toksike” të krijuar kohët e fundit në “Old Trafford”.
“Nuk ishin vetëm lojtarët, por i gjithë klubi që kishte probmleme me Mourinhon. Unë jam i sigurt se edhe Ed Woodward, stafi, zonjat në kuzhinë, njerëzit që merreshin me Uniformat, të gjithë nuk ishin të kënaqur.
Ole (Solskjaer) është personi që të gjithë e duan.”Ole Gunnar Solskjaer u emërua përkohësisht pasardhës i Mourinhos dhe impaktin e parë pozitiv e dha në fitoren e thellë në fushën e Cardiffit. Norvegjezi tashmë e ka transformuar atmosferën shtypëse të muajve të fundit të Mourinhos brenda pak ditësh në krye të United.
Paul Pogba, i cili kishte një marrëdhënie shumë të tensionuar me portugezin, është një nga lojtarët që ka qenë përfituesi më i madh i emërimit të Solskjaer, me francezin që u rikthye në fushë në ndeshjen e të shtunës.
Rooney beson se është e rëndësishme që lojtarët të kthehen duke e shijuar futbollin.