Klopp mori detyrën te Liverpooli në vitin 2015, pasi ishte menaxher i Borussia Dortmund, ku fitoi dy tituj të Bundesligës dhe një DFB-Pokal, duke arritur në finalen e Ligës së Kampioneve 2012/13.

Më pas ai udhëhoqi ‘Të Kuqtë’ drejt finales në Ligën e Evropës 2015/16 dhe atë të Ligës së Kampionëve 2017/18 – duke përfunduar vetëm si nënkampion në të dyja herët, para se edicionin e shkuar të mposhte Tottenhamin në finale për ta fituar për herë të parë në karrierën e tij Ligën e Kampionëve.

“Jurgen është një menaxher që çdo lojtar do të dëshironte të luante me të. Ju mund të shihni se sa shumë argëtohen lojtarët e tij. Unë e takova atë një herë, është i mahnitshëm”, tha Rooney për Sport Bild.

“Gabimi i tij i vetëm është se ai punon për Liverpoolin dhe është i suksesshëm atje”.

“Unë kam shumë respekt për Jurgen Klopp dhe për atë që ai tashmë ka arritur, jo vetëm në Liverpool, por edhe në Dortmund”, tha lojtari aktual i DC United.