Kampionati amerikan i futbollit nuk shihet me sy të mirë nga Europa dhe konsiderohet kampionat inferior, por ndërkohë aty stadiumet janë plot në çdo ndeshje dhe lojtarët cilësorë nuk mungojnë, nga Giovinco deri tek Ibrahimovic e Rooney.
Ky i fundit është njeriu i momentit në MLS, sepse ka realizuar një mrekulli të vërtetë.Në verë firmosi për DC United dhe e gjeti ekipin e tij të ri në vendin e fundit, me vetëm 2 fitore dhe një ecuri për të ardhur keq.
Prej korrikut, revolucion total me Rooney protagonist absolut. 19 ndeshje, 12 gola dhe 6 asiste, ritëm fenomenal që prej debutimit në korrik, me DC United që nisi një seri spektakolare rezultatesh, duke fituar mbrëmë 3-1 ndaj New York City FC dhe duke u kualifikuar për në fazën play-off për titull.
Dy gola nga Rooney, 8 të tillë në 6 ndeshjet e fundit, ndërsa tani 1 ndeshje pushim nga sezoni u rregullt, sepse javën e ardhshme nis faza play-off dhe Rooney dëshiron të shkojë sa më larg, pse jo të fitojë edhe titullin, çka do ta kthente në një legjendë në Amerikë./telesport/