Një “raketë” shqiptare në Turqi! Nuk është titulli i një paralajmërimi për luftë, por kalimi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në futbollin turk.
Janë siguruar ekskluzivisht foton e mesfushorit të Kombëtares, teksa nga dashamirës të gazetës është parë në aeroportin e Stambollit gjatë pasdites së djeshme.
Pritet që mesfushori sot të paraqitet në skuadrën e Ligës së Parë turke, Boluspor. Burime të sigurta i treguan gazetës se mesfushori do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon, duke përfituar në total 250 mijë euro në vit.
Odise Roshi është një futbollist i lirë këtë verë. Prej disa javësh, ai është i lirë, pasi përfundoi kontratën me skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, Akhmat Grozni. Futbollisti i Kombëtares deklaroi pak kohë
më parë për gazetën se Turqia është një destinacion i mundshëm për të ardhmen e tij.