Rotacion sulmuesish në Serinë A. Kalimi i Milikut tek Roma i hap rrugë transferimit të Edin Xhekos tek Juventusi.

“Sky Sport Italia”, raporton se bardhezinjtë presin që boshnjaku ti bashkohet nesër. Napoli ka arritur marrëveshje me Romën për 18 milionë euro plus 7 milionë të tjera në formë bonusesh për sulmuesin Milik.

Mes Romës dhe polakut tani mungon vetëm firma. Por kjo lëvizje e Milik tek Roma, shtyn Xhekon tek Juventusi.

Bardhezinjtë janë gati ti ofrojnë boshnjakut një kontratë 2 vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon dhe do paguajnë tek Roma 15 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shtatlartë.