Real Madridi ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Mbretit me një fitore shumë të lehtë me shifrat 5-0 ndaj Deportiva Minera, në një sfidë ku Karlo Ançeloti la pushim disa nga titullarët e zakonshëm për skuadrën e tij.
Duke pasur parasysh se përballë ishte një skuadër e kategorisë së katërt, ndonëse luante në transfertë në Kartagjenë, Reali përdori shumë nga lojtarët e stolit, duke e nisur ndeshjen me treshen Gyler-Endrik-Brahim Diaz në sulm.
Megjithatë, edhe kaq mjaftoi pasi diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe dhe pa kaluar 30 minuta lojë, madrilenët ishin në avantazh 3-0 falë golave të Valverde, Kamavinga e Gyler.
Golat në pjesën e dytë nga Modriç dhe përsëri Gyler, bënë që shifrat në shkonin në 5-0 dhe të mbyllnin diskutimin me kalimin pa shumë vështirës të Realit në turin tjetër të turneut.