Pasditen e sotme eshte organizuar kupa “Zamir Shpuza” ne kujtim te ish futbollistit te Vllaznise dhe kombetares se Shqiperise, ndare nga jeta 5 vite me pare. Kjo kupe u zhvillua nga Akademia Shpuza, “Shkodra Sport Event” dhe Federata Shqiptare e Futbollit ne kujtim te 5 vjetorit te ndarjes nga jeta te Zamir Shpuzes.

Aktiviteti u zhvillua ne Kompleksin Sportiv Lici ku ekipet pjesemarrese ishin: 1-Akademia Shpuza,
2-Shkodra, 3-AAS, 4-Rozafa a, 5- Shkodra 2006, 6-Rozafa b. Ne finale u ndeshen ekipet e Rozafa A-Rozafa B 3-1, ku fitues doli ekipi “Rozafa A” me trajner Bledar Marshiq.

Nuk kane munguar te asistojne ne kete aktivitet figura te nderuara te sportit shkodran si: Paulin Ndoja, Taip Piraniqi, Ferdinand Jaku, Agron Isufi, Altin Xhahysa, Amarildo Belisha, Edmond Doci, Lazer Matija, Ritvan Hebaj, Nikolin Leka, Nefail Zhejani, Arben Permeza, Denis Zmijani, Valmir Kurti, Bujar Celufaj, Agim Daija, Arben Haveri, Maxhid Cungu dhe Xhevdet Amuli.

Kuptohet qe me shume sesa fituesi, e rendesishme eshte qe sot u mblodhen shume sportiste dhe ish- sportiste per te nderuar nje figure te shquar te futbollit shkodran siç ka qene Zamir Shpuza, i ndare nga jeta ne menyre te parakoheshme 5 vjet me pare.