Tek Vllaznia ka “thatësirë” golash pas dy javëve të para të kampionatit. Vetëm një gol i shënuar nga mbrojtësi Smajli në ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut është shumë pak për një skuadër që ka luajtur gjithmonë futboll sulmues. Justifikimi i drejtuesve kuqeblu është se mungojnë sulmuesit cilësorë në skuadër. E ndërsa në Shkodër mungojnë golat, nuk mungojnë ato për futbollistët shkodranë që luajnë me ekipet e tjera të Superligës. Kështu, dje mesfushori Olsi Gocaj ka shënuar golin e dytë për Kastriotin, gol që vulosi edhe fitoren ndaj Bylisit. Ndërkohë sot një tjetër shkodran ka shënuar. Ai është Jasmin Rraboshta, sulmuesi që luan për Luftëtarin. Rraboshta ka shënuar golin e tretë për gjirokastritët në fitoren e tyre të thellë 4-1 ndaj Teutës. Në këtë mënyrë, golat shkodranë nuk kanë munguar në Superligë.
www.shkodrasport.com