Redaksisë suaj të nderuar i kam pas bërë një vërejtje dhe po e përsëris: Në shkrimet, analizat dhe opinionet tuaja, merreni më shpesh se sa duhet me të kaluarën e personazheve që janë aktualisht aktivë në pozicione të ndryshme dhe me emrin e mirë që kanë lënë këta personazhe, por nga pozicione të ndryshme nga të sotmit. Bile e theksoj, nga pozicionet e paguara të sotme. U nis me Vatën, vazhdon me Vatën dhe tani dhe me Ramazan Ragamin. Që këta persona kanë qenë futbollistë shumë të mirë, këtë nuk e vë njeri në dyshim. Po që edhe në veprimtari të tjera kanë pasë sukses, edhe kjo është e njohur. Por nuk është normale që kjo veprimtari e kaluar të ezaurohet vend e pa vend, sidomos kur analiziohet veprimtaria e tyre konkrete në rolin e drejtuesve aktualë të Vllaznisë. Dhe konkretisht në një shkrim të djeshëm që fliste për ndeshjen e Vlorës, analiza e Rragamit paraqitet si analiza e një (citat) “specialisti të mirënjohur”. Që Zan Rragami është një specialist i njohur, e dimë. Por në rastin konkret Rragami është pjestar i stafit drejtues të Vllaznisë dhe analizat e tij në këtë prizëm duhen parë dhe jo të një vëzhguesi të jashtëm, analizat e të cilëve janë të çliruara nga përgjegjësia direkte e ecurisë së ekipit. Prandaj dhe analizimi i ndeshjes ndaj Flamurtarit nga Rragami në formën (citat):”…nuk ka qenë një paraqitje e mirë e Vllaznisë ajo në Vlorë…madje mund të themi po t’u referohemi rasteve të krijuara Vllaznia ka pasur më shumë, madje dhe të pastra…” duhet lexuar dhe kuptuar si analizë specialisti i stafit teknik të ekipit dhe jo si analizë e ndonjë opinionisti dokushdo!