“Tek Vllaznia duhet të afrohen lojtarë cilësorë dhe duhet të kihet më shumë besim tek lojtarët e rinjë që ekipi I Vllaznisë ka në dispozcion”, -kështu janë shprehur njëzëri dy nga legjendat e futbollit shkodranë ndër vite, mjeshtrat e merituar të sportit, Ramazan Rragami dhe Hysen Zmijani në një prej mediave lokale të Shkodrës.
Të dy ish-lojtarët e mirenjohur kampion dhe fitues kupash me Vllazninë, apelojnë që duhet të bërë bërë kujdes në lojtarët që duhet të ofrohen për sezonin e ardhshëm. Që të dy e quajnë pozitive aktivizimin e lojtarëve të rinjë në këtë periudhë dhe për më tepër kërkojnë që besohet tek vlerat e tyre.
Ramazan Rragami
“Vllaznia nëse do të hyje në merkato duhet të që të sjellë në përbërje të saj lojtarë cilësorë që bëjnë diferencën nga pjesa tjetër e ekipit. Vllaznisë nuk I duhen emra që në një farë mënyre I ka shkuar edhe mosha, por I duhen lojtarë që kanë vlera. Ndërsa dua të shtoj që është pozitive që në këtë periduëh drejtuesit e ekipit po provojnë dhe po I japin hapësirë lojtarëve të rinjë. Për mendimin tim kjo është një gjë teje pozitive, pai ccdo skuadër duhet të mbështet tek brumi I vet. Ne kemi ekperienca mjaft të mira të shumë lojtarëve të rinjë të dalë nga duart e trajnerëve të akademisë që kanë treguar vlerat më të mira të tyre dhe për më tepër po konkurojnë edhe jasht superligës. Unë nuk dua të ndalem shumë në emra po dua të vlerësoj se në shkodër ka shumë të tillë, por ajo që duhet bërë kujdes është pikërisht seleksionimi që do t’I bëhet atyre. Në këtë drejtim drejtuesit e ekipit dhe ato të klubit duhet të tregohen të matur. Mendoj se Vllaznia nëse ndjek një strategji të tillë mund të jetë e sukseshme në sezonin e ardhshëm”, është shprehur mjeshtri I merituar I sportit një nga emblemat e futbollit shkodranë ndër vite, Ramazan Rragami.
Hysen Zmijani
Për drejtuesin e zyrës së FSHF-së në zonë veriore, Hysen Zmijani , mbështetja në “prodhimin vendas”, mund të shikohet edhe si ccelësi I suksesit për të ardhmen. “Në Shdodër ndoshta nuk e pranojnë kollaj një dështim të një sezoni. Por unë jam I mendimit që në Shkodër e pranojnë që të mos marrin një sukses për një sezon qoftë edhe për dy nëse bëhet fjalë për fitimin e një grupi që del nga ekipet zinxhire që janë në këtë qytet. Në këtë qytet janë shumë ekipe që nxjerrin lojtarë për të furnizuar majën e piramidës që është Vllaznia. Sa më e madhe të jetë baza aq më e fortë do të jetë maja e piramidës. Në Shkodër punohet fort me këto lojtarë dhe natyrisht që edhe këto investime kërkojnë një shpërblim. Për mendimin tim në Shkodër e pranojnë që të mos jetë një vit pretente Vllaznia, por të ketë një skuadër të sajën për sezonin tjetër. Duhet krijuar një bazë që Vllaznia të arrijë tek suksesi. Vetëm kështu kjo skuadër do të ketë të ardhme. Ndërsa në vazrtësi të emra që kanë në dispozcion duhet bër në dy apo tre pika kryesore, ndërhyrjet e duhura. Por këto duhet të jenë lojtarë që bëjnë diferencën në cilësi me pjesën tjetër të ekipit”.
Admir URUÇI