Valbona prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi vazhdon stërvitje në “Pezë Helmëz” nën urdhrat e Osman Qelias. Ky i fundit është provizor në stolin e ekipit tropojanë, pasi drejtuesit janë në kërkim të një trajneri që t’iu besojnë çelësat e ekipit.
Kështu drejtuesit duken shumë afër Rraman Hallaçit. Ish-trajneri i Kukësit aktualisht është pa një ekip dhe shihet si i duhuri për Valbonën. Bisedimet mes palëve janë drejt fundit dhe java e ardhshme do të jetë vendimtare për ekipin tropojanë.
Hallaçi ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr valbonën, pasi në të kaluarën ka drejtuar Kukësin në dy periudha të ndryshme, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me Ilirinë. Tashmë mbetet të shihet nëse ish-kapiteni i verilindorëve do të transferohet te ekipi i Kategorinë së Parë.