Napoli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme teksa ka mposhtur në transfertë Fiorentinën me rezultatin 0-2. Të kaltrit nuk ia dolën të zhbllokonin rezultatin në pjesën e parë, mirëpo e dyta nis shumë dinamike dhe protagonist bëhet Amir Rrahmani.
Mbrojtësi fitoi penallti pas një kontakti në zonë, e nga ky rast Lorenco Insinje shënoi. Sulmuesi gaboi nga penalltia, mirëpo fati ia dërgoi sërish sferën në këmbë dhe në të dytin moment nuk gaboi.
Në vazhdim, në minutën e 67, Napoli dyfishoi shifrat me anë të Piotr Zielinskit dhe në këtë formë menaxhuan të qetë avantazhin.
Kështu, Napoli ngjitet në zonën Champions dhe zbret Juventusin, teksa ka mbetur edhe një javë nga Serie A. Të besuarit e trajnerit Xhenaro Gatuzo ndeshjen e fundit e kanë në shtëpi ndaj Veronës dhe kështu i kanë të gjitha mundësitë ta mbajnë kualifikimin për në Champions. /VipSport/