Shënkolli u mund nga Veleçiku këtë javë me rezultatin e ngushtë 1-0, me takimin që u luajt në qytetin e Pukës duke qenë se në ‘Reshit Rusi’ po luante Vllaznia. Në fakt, takimi nuk ka shkuar ashtu siç pritej duke qenë se është sulmuar gjyqtari i katërt i takimit dhe nga ky sulm, ka pasur edhe përjashtime.

Portieri i Shënkollit, Rinev Danaj është përjashtuar përjetë nga futbolli i luajtur. Vendimin e ka dhënë ditën e sotme Komisioni i Disiplinës. Shkak për këtë dënim maksimal, është bërë fakti se Danaj e ka përsëritur shpesh herë dhunën në stadium dhe është dënuar edhe në të kaluarën, madje duke u falur dhe duke u mbajtur në provë.

Sakaq, e ka pësuar edhe zyrtari i Shënkollit, Armando Loka. Në të kaluarën, Danaj ka qenë edhe portieri i Shqipërisë U17, ndërkohë që fundmi luante me fanellën e Shënkollit.

“Zyrtari i KF “Shënkolli”, Armando Loka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Shënkolli” , Rinev Danaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për shkelje disiplinore të përsëritur gjatë periudhës së provës, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me përjashtim të përhershëm nga çdo aktivitet futbollistik”, shkruhej në vendim. /VipSport/