Armando Broja eshte kthyer ne nje çeshtje te kombetarja shqiptare teksa ne media por edhe opinion çdo dite jepen mendime te ndryshme per te apo dhe nje perplasje me stafin e kombetares. Ndonese vete Silvinjo e shpjegoi se sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe u largua me mirekuptim nga grumbullimi i kombetares dhe nuk kishte asnje problem me te, serish spekullimet kane vijuar.
Nje tjeter sulmues i shquar qe ka kontribuar per fanellen kuqezi eshte edhe Altin Rraklli. Duke folur gjate emisionit “Koha Shtese” ai i ka dale ne mbrojtje Brojes duke thene:
“Broja? Nuk dua t’i futem spekulimeve, dua të merrem me deklaratat zyrtare. Silvinjo e konfirmoi se Broja u dëmtua, është tjetër gjë nëse do të shtirej si i dëmtuar. Nëse u dëmtua, mos të harrojmë që bëhet fjalë për Chelsea-n. Pra nëse në kokën e Brojës është pjesa që të shkojë te Chelsea, të luftojë atje për të marrë vendin e titullarit dhe më pas të kthehem që t’i shërbej Shqipërisë, këtu nuk ka asgjë të keqe.
Në momentin që ti je dikushi, e gjithë Shqipëria është pas teje, në momentin që zbehesh pak, të harrojnë. Nuk duhet të jemi mosmirënjohës dhe t’i harrojmë gjërat kaq shpejt, kjo ishte çështje parimore. Pastaj nëse i futemi detajeve, të gjithë shqiptarët që e kuptojnë futbollin i dinë cilësitë e Armando Brojës dhe këto cilësi i shërbejnë Shqipërisë, Shqipëria ka nevojë për të. Por Broja duhet të vendosi diçka në kokë.
Kur vjen te Shqipëria duhet të jetë: “Shqipëria e para, unë i dyti” dhe jo të jetë Broja i pari dhe Shqipëria e dyta. Silvinjo duhet të flas me Brojën siç ka folur me gjithë të tjerët. Në Europian nuk do të kemi përballë rivalë si këtij grupi, duhet të jemi pak realist, Polonia dhe Çekia ishin më të dobëtit që mund të na binin nga çdo vazo. Në Europian ka Hollandë, Belgjikë, Francë, Angli dhe Broja do të na duhet me patjetër”, tha Rraklli./SHKODRA-SPORT.COM/