Partizani triufmoi ndaj Vllaznisë me shifrat 2-0 në Superiore dhe mori kreun e tabelës, ndërkohë shkodranët janë dy vende më poshtë me po aq pikë më pak.

Në përfundimin e këtij takimi, lojtari më i mirë i takimit që u shpall ishte Arinaldo Rrapaj dhe ka folur për mediat.

“Ishte një ndeshje e mirë e imja, jam i kënaqur për asistin dhe golin. Ishte ndeshja ime e fundit këtu. Ky është viti i katërt që në jam te Partizani, erdha si një djalë i vogël.

Ekipi më ka dhënë më shumë mua sesa i kam dhënë unë atyre, Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri, një ekip i madh me tradita. Siç e thashë dhe më parë, Partizani më ka bërë të jap këto përformanca.

Çdo meritë i shkon djemve të ekipit dhe trajnerit. Në këtë ndeshje kisha një frymëzim më shumë që të bëja atë mbyllje ashtu siç duhet. Mendoj që nuk do ketë një lamtumirë, besoj se me klubin do shihem sërish. Partizani do jetë klubi im i vetëm në Shqipëri.

Këtu ndihem si në shtëpinë time. Nuk ka lojtarë të pazëvendësueshëm, mund të vijë dikush që jep më shumë se ai i mëparshmi. Besoj se presidenca do sjellë lojtarë të mirë që të mbulojë pozicionin tim.

Do më mnungojnë emocionet kur fitojmë, kur shënojmë gol, tifozat e ekipit patjetër.” – u shprej Rrapaj pas ndeshjes së fundit me fanellën e Partizanit.