Me golin e shënuar në derbi i dha tri pikët dhe vendin e parë skuadrës së tij, e cila i pret tanimë më të qeta pushimet. Mesfushori mban me këmbë në tokë skuadrën dhe kujton se ka ende shumë javë përpara në kampionat, por sipas tij, Partizani i ka të gjitha mundësitë të mos e lëshojë më këtë pozicion.

Sa i përket rivalëve, ai specifikon Vllazninë dhe Egnatian mbi të tjerat, ndërsa kërkon maksimumin edhe ndaj Laçit pas dy javësh. Rrapaj shkoi në kuotën e 4 golave në këtë sezon, po aq sa Bintsuka, dy goleadorët e ekipit. Ai ka folur ne lidhje me renditjen aktuale te kampionatit me Partizanin ne vendin e pare, por njekohesisht ka evidentuar edhe dy kundershtaret me te forte sipas tij.

“Kjo është diçka e rëndësishme, pra vendi i pare, por gjithsesi nuk do të thotë asgjë, sepse ka shumë ndeshje të tjera akoma. Kemi përballje të vështira përpara, por për momentin do të pushojmë pak për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe më pas t’i futemi punës për të marrë sa më shumë fitore deri në fund.

Mendoj se e kemi forcën dhe besimin e duhur per ta ruajtur vendin e pare dhe të gjithë djemtë punojnë në stërvitje dhe më pas në ndeshje japin maksimumin për ta mbajtur këtë pozicion.

Rivalet tonë më të fortë? Mendoj se Vllaznia është një ekip me kualitete dhe ecuri, ashtu si edhe Egnatia. Këta mund të jenë konkurrentë të fortë në këtë kampionat”- është shprehur Arinaldo Rrapaj.