Ish sulmuesi argjentinas, Gabriel Omar Batistuta ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur për karrierën e tij të lavdishme në futboll, por edhe për kombëtaren argjentinase. Batistuta rrëfeu vështirësitë e të qenit futbollist, ndërsa bëri edhe një sugjerim për trajnerin e kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli.Karriera: Unë kam qenë lloji i lojtarit që jepja maksimumin sin ë stërvitje, edhe në fushë. Të jesh futbollist profesionist nuk është aspak e lehtë.

Të gjithë i simpatizojnë Messin dhe Ronaldon, por askush nuk e di se sa sakrifikojnë ata, për të arritur në ato nivele. Njëherë i kam kërkuar mjekut të më presë këmbët, pasi doja të shpëtoja nga dhimbjet.

Kombëtarja argjentinase: Ka një ekip të mirë, mbushur me profesionistë seriozë dhe mund t triumfojë në Botëror. Icardi ka ‘marrë për dore’ Interin, Aguero po shënon shumë te City dhe Higuain është një lider te Juventusi, ndaj mendoj se të 3 duhet të jenë në Rusi. Pepita është një sulmues me mjaft eksperiencë dhe nuk mund të lihet jashtë këtij kompeticioni.

Mbrojtësit më të mirë: Nesta, Baresi, Maldini dhe Chamot, janë mbrojtësit më të vështirë, me të cilët jam përballur kur luaja futboll. Sot mendoj se më të mirët në këtë pozicion janë Ramos, Fazio, Godin, Mascherano, Pique, Varane, etj