Në botërorin e vitit 1978 ka patur një episod që ngelet shumë i diskutuar edhe sot. Takimi midis Argjentinës dhe Perusë përfundoi në rezultatin 6-0 që e lejoi Argjentinën të kalonte më tej dhe të fitonte Kupën e Botë në finale përballë Holandës.
Mbi këtë takim janë hedhur dyshime të mëdhaja për tolerime nga ana e peruanëve.
Njëri prej protagonisteve ka folur për një nga ndeshjet më skandaloze të historisë së futbollit.
Hoze Velaskuez zbulon se e gjitha ka qenë e organizuar: “Ishte e gjitha e vendosur në tavolinë, krerët e dy shteteve, Bermudez dhe Videla (dy diktatore e secilit shtet në atë kohë) u takuan dhe ranë dakord.
Argjentina duhet të fitonte të paktën 4-0 për të kaluar në finale.
Diktatori i Argjentinës ishte i aftë të bënte gjithçka për ti dhënë këtij vendi triumfin e parë në rang botëror.
Kështu që ai e bindi diktatorin e Perusë dhe në fushë ndodhën shumë gjëra të çuditshme” përfundon ai.