Në prag të finales së Superkupës së Italisë kundër Milan, sulmuesi dhe kapiteni i Inter, Lautaro Martinez foli për mediat. Ai pranoi se po përjeton një moment të vështirë për sa i përket shënimit të golit.
“Unë kam përjetuar edhe periudha të tjera si kjo, por kjo është më e keqja sepse ndihem mirë dhe në formë, ndërkohë që nuk po shënoj aq sa duhet”, komentoi Lautaro.
“Kjo është një finale që më stimulon shumë sepse është një derbi dhe të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Është objektivi i parë sezonal dhe duam ta fitojmë”, shtoi argjentinasi.
Më tej, Lautaro tha: “Sigurisht goli është i rëndësishëm për mua, por duhet të punoj për ekipin sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është fitorja e Inter. Shpresojmë ta përballojmë këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Ndihem mirë dhe që po kthehem në nivelin që dua. Edhe nëse goli nuk arrin, jam i qetë, sepse ka edhe shokë të tjerë të skuadrës që po mendojnë për këtë dhe skuadra po ecën mirë”, tha Martinez./telesport/