Cristiano Ronaldo ka folur edhe një herë për kohën kur ishte pjesë e Real Madridit.

Ylli portugez ka thënë se trajneri Zindeine Zidane e bënte të ndihej shumë të veçantë dhe se vetëm ai e dinte që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mund ta bënte diferencën në fushë.

“Zidane më bënte të ndihesha i veçantë. Më ka ndihmuar shumë. Në kohë sa ishim së bashku kemi ndihmuar njëri-tjetrin në qëllimet tona”, ka thënë Ronaldo.

“Unë u bëra një fans edhe më i madh i tij kur ai u bë trajner. Zidane e dinte se kush mund ta bënte diferencën në çdo ndeshje dhe vlerësonte lojtarët punëtor”, ka shtuar më tej 34-vjeçari.

Ronaldo u largua në verën e kaluar nga Real Madridi për 110 milionë euro në drejtim të Juventusit.

Portugezi bëri 311 paraqitje në La Liga me Los Blancos duke arritur të shënonte 450 gola.