Milani bëri një merkato të mirë vitin e fundit. Një nga emrat që ka bindur drejtuesit dhe tifozët është Leao. I riu i afruar nga Lille ka bërë mirë në sezonin e tij të parë dhe së bashku me Ibrën po kombinohen si duhet.

“Djalli” pagoi 28 milionë euro për të, ndërsa futbollisti i ri tregon në një rrëfim për rezvisten Calcio 2000 se nuk e besonte kur e telefonuan nga kuqezinjtë.

“Të jem i sinqertë nuk e besova fillimisht. Kur fola me Paolo Maldinin, legjendën e Milanit isha shumë i lumtur.

“Ishte e mrekullueshme të merrja një telefonatë nga Milani. Një moment që nuk do ta harroj kurrë. Jam duke bërë shumë mirë, jam shumë i gëzuar të jem pjesë e skuadrës. I kënaqur që Milani hodhi bastin tek unë”.