Ka fituar dy kupa me Vllaznine por me pas vendosi te kalonte tek Partizani, skuader me te cilen fitoi edhe titullin kampion, por ne sezonin e dyte drejtuesit e kuq nuk kane mundur te durojne dot “tekat” e brazilianit dhe si rrjedhoje kane vendosur ta largojne.

I ndodhur në këtë situatë, braziliani pranoi vendimin e klubit dhe firmosi ndarjen, por ne nje prononcim per mediat ka shprehur pakenaqesine per menyren si ia komunikuan largimin.

“Sinqerisht, unë doja të largohesha në muajin gusht, por siç i keni parë, gjërat nuk u realizuan dhe u desh që unë të qëndroja për të vazhduar punën time si një profesionist. Por fatkeqësisht, siç mund të ndodhë shpesh, unë u dëmtova dhe u ktheva në momentin e ndërrimit të trajnerit (Zekiç-Abilaliaj). Ai me të drejtë bëri vlerësimet e tij dhe erdhëm në një marrëveshje. Unë nuk mund të qëndroja në stol, sepse dua të luaj dhe të argëtohem në fushë.

Doja të sqaroja edhe diçka për sa i përket pezullimit tim në muajin gusht. Ky veprim i klubit nuk ishte diktuar nga sjellja e keqe nga ana ime siç është thënë deri më tani. Në atë kohë unë i kisha thënë trajnerit (Zekiçit) se nuk isha në gjendje të jepja më të mirën për skuadrën, sepse doja shumë që të largohesha. Dua që të gjithë të jenë të qartë se nuk kam debatuar me askënd brenda klubit.

Kjo situatë thjesht më dha një konfirmim se ishte momenti për një ndryshim ambienti. Une në fund kërkova një takim me trajnerin, por nuk donte. Ai vendosi të më dërgonte një mesazh se unë nuk isha më pjesë e projektit. Dhe këtu u mbyll gjithçka”.