Kampionati anglez ka hyrë në fazën më të nxehtë duke qenë se kanë mbetur edhe vetëm 3 javë për t’u luajtur dhe diferenca mes Liverpulit dhe Mançester Sitit kryesues është vetëm një pikë. ‘The Reds’ shpresojnë që të fitojnë 3 ndeshjet e mbetura, duke shpresuar njëkohësisht edhe në një hap të gabuar të Mançester Sitit, që këtë javë fitoi edhe derbin ndaj Junajtidit.
Në një intervistë të dhënë për mediat angleze, Jurgen Klop ka rrëfyer momentin e derbit, të cilin e ka ndjekur nga TV por pa pasur emocione dhe duke qenë i vetëdijshëm për rezultatin e takimit.
“Ishte rezultati që prisja. Junajtid provoi të bënte diçka sidomos në pjesën e parë por në 2 raste ishin të pafat dhe në 95 minuta treguar se nuk mund të mundnin Sitin. Nuk u surprizova fare dhe e shihja ndeshjen shumë i qetë.
Po e shihja ndeshjen para TV dhe nuk po gënjej kur them se nuk isha aspak nervoz. Nuk thoja ‘Oh Zot! Lingard si e bërë këtë gjë?’. Nuk kishim asgjë në dorë dhe e më pëlqente vetëm të kisha pak informacion për ndeshjen dhe kjo është e gjitha. Jam shumë mirë, dua të luaj edhe këto 3 ndeshje dhe dua të kem 97 pikë”, u shpreh Klop. /VipSport/