Shkodra sportive ka nxjerrë nga rradhët e saj edhe kampion bote, por edhe kampion Europe. Së fundmi, pak kohë më parë, edhe kampion Ballkani.
Ka ndodhur në ditët e para të muajit shtator, kur një xhudist u shpall Kampion Ballkani. Rezultat ky që është më i larti ne historine e ketij sporti, sëbashku me atë të Indrit Çullhajt, marrë të dy në Ballkaniadën e zhvilluar në Kavardarci të Maqedonisë.
Për Roland Vasinë kjo është një arritje e madhe. Djaloshi nga Vau Dejësi i cili merret prej vitesh me sportin e xhudos duke përfaësuar Vllazninë në aktivitetet kombëtare dhe Shqipërinë në ato ndërkombëtare.
Në peshën 6o kg në Kampionatin Ballkanik, Rolandi i sfidoi të gjithë kundërshtarët dhe zuri vendin e parë në këtë peshë duke marrë kësisoj medaljen e artë. Vetë ai ndoshta nuk e kishte menduar këtë sukses, nisur edhe nga mosha e tij e re.
Në një prononcim eskluziv për “Shkodra Sport” Vasija do të fliste kështu sot për atë sukses: “Të jesh kampion Ballkani është një kënaqësi e madhe dhe të jep emocion edhe për faktin se triumfova në kategorinë “seniorë” kur mosha ime është për të konkurruar për “juniorë”.
Kjo është një nga arritjet më të mëdha të xhudos shqiptare, kuptohet bashkë me titullin që fitoi edhe Indrit Çullhaj po në këtë aktivitet.
Një shpërblim i punës së bërë bashkë me ekipin prej vitesh dhe po ashtu edhe për mbështetjen që më kanë dhënë prindërit”. Më poshtë, Rolandit i kemi bërë disa pyetje “blic” të cilave ai i është përgjigjur po ashtu:
-Roland, cila ka qenë mbështetja financiare që ke marrë pasi ke fituar titullin Kampion Ballkani?
-Të them të drejtën, mbështetja financiare që kam marrë ka qenë e vogël, megjithatë nuk e kam patur shumë mendjen aty.
-Ka patur ndonjë dedikim të veçantë për këtë sukses?
-Këtë titull ia kam dedikuar familjes time që më ka mbështetur vazhdimisht.
-Çfarë ka ndryshuar tek ti që pas shpalljes kampion i Ballkanit, ndjeheni më i vlerësuar?
-Besoj se po. Tani ndjehem më i vlerësuar sepse kuptohet është titulli ai që ma jep këtë të drejtë.
-Ka më shumë vëmendje tashmë rreth teje?
-Po, e pranoj se ka më shumë vëmendje rreth meje.
-Të janë shtuar tashmë ambicjet për të bërë më mirë në të ardhmen?
-Kam qenë i përkushtuar gjithmonë në maksimum për këtë sport dhe vazhdoj të jem sërish i tillë, për të arritur të tjera suksese.
-Cili është objektivi juaj për të ardhmen?
-Pas titullit Kampion Ballkani, objektivi im është tashmë të marr medalje në Kampionatin Europian. Diçka e vështirë, por jo e pamundur.
-Së fundi, jeni penduar që je marrë me këtë sport, pasi mund të zgjidhje diçka tjetër me të cilën mund të fitoje më shumë?
-Nuk jam penduar dhe as nuk pendohem. E kam pas pasion që i vogël sportin e xhudos dhe vazhdoj ta kem sërish pasionin tim më të madh të jetës.
© shkodrasport.com