Nis si mos më keq sezoni i Romës në Serinë A me pronarët e ri të klubit. Skuadra verdhekuqe ka mësuar sot se ka humbur në tavolinë ndeshjen e parë të kampionatit, për shkak të gabimeve në plotësimin e protokolleve të sezonit.

Roma ka aktivizuar në fundjavë në ndeshjen kundër Veronës futbollistin Amadu Diavara. Lojtari kishte mbushur moshën 23-vjeç, por Roma e kishte “harruar” në listën e 22-vjeçarëve duke mos e regjistruar në listën e 25 emrave të ekipti të parë. Ndaj aktivizimi I tij në sfidën që u mbyll 0-0 ishte i parregullt nga pikëpamja e dokumentacionit.

Kështu, Gjykatësi Sportiv në Ligën e Futbollit ka vendosur sot se Roma kishte thyer rregulloren e kësisoj do të humbte ndeshjen në tavolinë.

Edhe pse Roma kishte vende bosh në listën e 25 lojtarëve dhe në teori do të kishte vendosur Diavara aty, fakti që nuk e ka regjistruar në ndeshjen e parë në këtë listë e vendos klubin si fajtor në këtë çështje dhe duhej ndëshkuar me këtë sanksion. /vipsport/