Premier Liga mund të vendosë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet – nëse një komision i caktuar vendos që zyrtarët e ndeshjes dhe VAR shkelin ligjet e lojës pas golit të anuluar të Luis Diaz.Reds pësuan humbje 2-1 kundër Spurs në një ndeshje të diskutueshme të mbushur me vendime kontroverse nga VAR të shtunën e kaluar.

Skuadra e Jurgen Klopp mbeti me nëntë lojtarë kur Curtis Jones iu dha një karton i kuq pas një rishikimi të diskutueshëm VAR. Diogo Jota u përjashtua gjithashtu me karton të kuq pasi mori dy paralajmërime pas inkuadrimit të tij në pjesën e dytë.

Ndeshja u dëmtua nga gjyqtarët që anuluan golin e Luis Diaz në pjesën e parë për pozicion jashtë loje.Audioja e incidentit është lëshuar që atëherë, me atë çfarë dikutohet nga dhoma e VAR-it, por që tashmë ishte vonë.Klopp ka kërkuar që ndeshja të riluhet, ndërsa rregullat e Ligës Premier thonë se një vendim i tillë është i mundur.

Kjo është sipas avokatit sportiv Stephen Taylor Heath, i cili pretendon se Liverpool mund të përfundojë duke lobuar që loja e tyre kundër Spurs të riluhet.

“Rregulli L18 përshkruan se bordi i Ligës Premier ka fuqinë të urdhërojë që një ndeshje lige të riluhet me kusht që rekomandimi për këtë të jetë bërë nga një komision sipas rregullit W51”, ka thënë ai për Mirror Football.

“Përveç kësaj, sipas rregullit W1, bordi i Ligës Premier ka fuqinë të hetojë për çdo shkelje të dyshuar të rregullave, duke përfshirë ato të bëra nga një zyrtar i ndeshjes, ndërsa rregulli N4 siguron që çdo zyrtar i ndeshjes pajtohet të jetë i detyruar nga ligjet e lojës si dhe çdo protokoll dhe rregulla të FA”.

“Prandaj ekziston mundësia që Liverpooli të mund të lobojë në bordin e Ligës Premier për të thirrur një komision i cili do të kishte fuqinë, ndër të tjera, për të urdhëruar riluajtjen e ndeshjes”.

“Për të ngritur një çështje të përgjithshme ligjore jashtë rregulloreve të Ligës Premier, një pikënisje normalisht duhet të jetë krijimi i një lidhjeje kontraktuale midis klubit dhe zyrtarëve që është shkelur ose një detyrë e kujdesit dhe neglizhencës që shkakton humbje”, ka shtuar më tej Heath. /Telegrafi/