Matematika nuk e dekreton ende, por Vllaznia është skuadra më e mundshme për t’i dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore.
Një skenar krejtësisht i paparashikuar në fillimin e sezonit, i cili përveçse hedh një skuadër klasike në Kategorinë e Parë, bën që njëkohësisht të dështojë edhe skema e përzgjedhur për kampionatet e saj.
Në fakt, rënia e Vllaznisë mund të rrëzojë nga kategoria jo një, por të dy skuadrat e Vllaznisë.
Nëse ekipi i parë i Vllaznisë bie në Kategorinë e Parë, atëherë sipas rregulloreve të FSHF-së, Vllaznia B bie automatikisht një kategori më poshtë.
Kjo, edhe pse Vllaznia B ka siguruar pjesëmarrjen në play-out në këtë kategori dhe më datë 18 maj, do të luajë sfidën e parashikuar sipas rregullores ndaj Orikut.
Rregullorja
Edhe nëse shkodranët sigurojnë mbijetesën në këtë duel, një ditë më vonë mund të shohë rivalët e mundur të festojnë pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë, pasi rënia e mundshme e Vllaznisë A më 19 maj i nxjerr automatikisht nga kategoria.
Duket se në FSHF nuk ishin përgatitur për një skenar të tillë, kaq absurd, që mund të bëjë formalitet ndeshjen play-out dhe të dështojë skema e “mirëmenduar” e ndarjes në grupe e nëngrupe kategoritë e ulëta. /vipsport/