Vllaznia në sezonin që vjen do të luaj në Kategorinë e Parë dhe si pasojë, Vllaznia B do të bjerë automatikisht në Kategorinë e Dytë, pasi dy ekipe të të njejtit klub nuk mund të qëndrojnë në një kategori.
Në vend të Vllaznisë B, në Kategorinë e Parë është ngjitur Oriku. Për këtë gjë ka shfaqur pakënaqësi klubi i Tërbunit, që ka rënë gjithashtu në Kategorinë e Dytë.
Ky ekip i ka dërguar kërkesë zyrtare FSHF-së, ku i kërkon që të mos ngjitet Oriku në Katëgorinë e Parë, por të qëndrojë Tërbuni.
Ndërkohë, FSHF nuk i ka kthyer ende përgjigje klubit në lidhje me çështjen.