Ditën e nesër në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të Champions league. Në orën 14:00, Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiç do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion.

Në turin e parë të Champions League goglat mund të rezervojnë “derbi” shqiptarësh, pasi në grupin e parë në vazon e parë bën pjesë Ballkani, teksa si kundërshtarë të mundshëm do të ketë Egnatian, Deçiç dhe Strugën. Gjithashtu Hamrus Spartans dhe UE Santa Coloma kanë dy ekipet e tjera si kundërshtarë të mundshëm të ekipit të drejtuar nga Ilir Daja.

Ndërkohë nga krahu tjetër përveç Ballkanit, kundërshtarët e tjerë të mundshëm të Egnatias, Strugës dhe Deçiç janë Slovan Bratislana, Lincoln Red Imps, New Saints dhe Borac Banja Luka.

Kundërshtarët e Ballkanit:

Hamrun Spartans FC (MLT)

FC Struga (MKD)

FK Deçiç (MNE)

EGNATIA (ALB)

UE Santa Coloma (AND)

Kundërshtarët e Egnatias, Strugës dhe Deçiç:

SK Slovan Bratislava (SVK)

Lincoln Red IMPS FC (GIB)

The News Saints FC (WAL )

Ballkani (KOS)

FK Borac Banja Luka (BIH)