Kylian Mbappe theu hundën në ndeshjen e Francës kundër Austrisë në Kampionatin Evropian UEFA 2024 në turneun në Gjermani.
Sulmuesi u hodh në ajër për të kapur topin në minutën e 90-të të ndeshjes në Düsseldorf Arena, por Mbappe përplasi hundën me shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso, duke e thyer.
Federata Franceze e Futbollit i dha trajnerit Didier Deschamps shpresën për të ardhmen e Mbappe në Euro, duke vendosur që operacioni në hundë nuk do të ishte i nevojshëm.
Megjithatë, pas vendimit se do t’i duhej të mbante një maskë, Deschamps është “jo optimist” për kapitenin që do të kthehet për ndeshjen e Francës kundër Holandës në Leizpig këtë të shtunë.
“Unë gjithmonë kam thënë se skuadra e Francës do të jetë më e fortë me Kylian në të. Kylian është Kylian dhe çdo ekip është më i fortë me të”, tha ai.e
Mbappe nga ana tjetër mbetet optimist, ndërsa ka vendosur të bëjë batuta në rrjetet sociale pasi theu hundën dhe e ardhmja e tij në Euro2024 u vendos në pikëpytje.
Ai ka bërë një postim në rrjetin social X ku shkruan “A keni ndonjë ide për maskë?”, shoqëruar me emoji maske dhe emoji duke qeshur.
Pas postimit të tij kanë shpërthyer edhe komentet e përdoruesve të rrjetet social, të cilët i kanë dhënë sugjerime të ndryshme futbollistit.