Nga Endri ÇINARI

Futbolli shqiptar ka mbyllur zyrtarisht sezonin ditën e dielë. Ku Egnatia fitoi kampionatin për herë të parë në histori. Madje rrogozhinasit realizuan dopietën pas edhe fitores së kupës. Duke realizuar kështu një arritje historike. Tashmë me përfundimin e edicionit janë përditësuar edhe vlerat e futbollistëve në merkato.

Disa prej elementëve më cilësorë të kampionatit tonë kanë pasur një rritje të vlerës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me dy futbollistët e Vllaznisë, Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Pas paraqitjeve pozitive gjatë këtij edicioni, si mbrojtësi e po ashtu edhe mesfushori kanë rritje të vlerës së kartonit. Tashmë të dy futbollistët kapin shifrën e 350 mijë eurove në merkato

Duke qenë kështu dy futbollistët me vlerën më të lartë tek kuqebluë. Pas tyre vjen Gruda që në merkato vlerësohet me 300 mijë euro. E ndërsa më pas ndjekin: Boshnjaku, Mala, Krymi dhe Qarri, të cilët kapin shifrën e 250 mijë eurove. Përsa i përket lojtarit më të shtrenjtë të Superligës, ai është Maguette. Me mesfushorin e Partizanit që vlerësohet 1 milionë euro.

Pas tij në vendin e dytë vjen Rrapaj, po ashtu një lojtar i Partizanit. Ku vlonjati kap një shifër prej 600 mijë eurosh në tregun e shit-blerjeve të futbollistëve. Podin e 3 futbollistëve më të shtrenjtë të Superligës e mbyll Dean Liço. Mesfushori i Skënderbeut vlerësohet nga specialistët me 500 mijë euro vlerë. Dhe kapiteni i korçarëve është shumë pranë transferimit jashtë vendit për një shifër të ngjashme./www.shkodraasport.com/