Nga Endri ÇINARI
Vllaznia arriti të vuloste shifrat 3-0 ndaj Bylis edhe falë një goli të Amir Kahrimanoviç në minutën e 87-të të takimit. Ku pas një kundër sulmi me dyshen Gruda-Çoba, ishte ky i fundit që dha një top të shkëlqyer për Kahrimanoviç. Me kroatin i cili udhëhoqi sferën për rreth 40 metra dhe i vetëm përballë Hasanbellit nuk gaboi. Ky ishte edhe gol i parë i mesfushorit me fanellën e Vllaznisë këtë sezon.
Ku që prej ardhjes së tij në verë nga Erzeni në rradhët e klubit shkodran, 25-vjeçari nuk kishte shënuar në asnjë ndeshje zyrtare. Por nëse për Kahrimanoviç ky ishte goli i parë sezonal, ai u bë lojtari i 12-të që gjen golin me 9 herë kampionët e vendit në Superiore. Shkodranët kanë një larmi futbollistësh që kanë gjetur minimalisht një herë rrjetën dhe tashmë numri i tyre shkon në 12-të të tillë, shkruan shkodrasport.com
Duke nisur që nga mbrojtësit Bajrami dhe Spahija që kanë shënuar nga 1 herë apo edhe Stojanoviç që ka gjetur golin 3 herë këtë edicion. Për të vijuar në mesfushë ku Qato, Sala dhe Kahrimanoviç kanë shënuar nga 1 gol e së bashku me ta në këtë repart është edhe Mala me 6 rrjeta.
Po ashtu në sulm janë të shumtë lojtarët që kanë gjetur golin, me Delajn një herë, Çoba dhe Gruda me nga 2 gola secili, Dodaj me 5 rrjeta në llogarinë e tij dhe gjithashtu kryegolashënuesi i kampionatit, Balaj me 14 gola të shënuar pas 24 javësh.(www.shkodrasport.com)