Dështimi në sezonin e fundit tek Vllaznia, u shoqërua me një masë disiplinore të marrë nga drejtuesit e klubit, gjobitja e futbollistëve me dy rrogat e fundit.

Por, pavarësisht këtij vendimi ata kanë për të marrë edhe rrogën e muajit mars.

E pyetur në lidhje me këtë çështje dhe atë se kur do ta marrin futbollistët këtë rrogë, presidentja e klubit njëkohësisht edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, është përgjigjur:

“Kjo është çështje organizative e klubit. Mendoj se do të veprohet menjëherë, në momentin që Këshilli Mbikqyrës do të ketë një dorheqje, të marrë vendimet e duhura ashtu sikurse edhe iu kërkua.

Qoftë për të kërkuar dorëheqjen apo për të bërë emerimet me administratorin e ri.

Për të krijuar më pas administrimin teknik që është shumë I domosdoshëm për të startuar sa më shpejt puna”.
www.shkodrasport.com