Zhgënjimi nga barazimi në ndeshjen e kaluar me Klosin, pikërisht pas golit të pësuar në minutat shtesë, nuk ka kaluar ende në kampin velipojak. Pjestarët e tij akuzojnë edhe arbitrimin jokorrekt në këtë takim.
Një nga drejtuesit e lartë të Adës, pikërisht Ylvi Rroji duke folur për “Shkodra Sport” do të shprehej: “Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ajo ndeshje, të them të drejtën ende nuk mund ta fshehë zhgënjimin që kam pësuar prej saj.
Do të kishte qenë një fitore me meritë e Adës ndaj Klosit sepse dha më shumë volum loje, goditi portën kundërshtare disa herë, tregoi përgatitje të fortë fizike, ekzekutim perfekt të lojës.
Por ndërkohë arbitri nuk dha një 11-metërsh për ne në minutat e fundit të lojës dhe nga ana tjetër akordoi shtesa jo korrekte teksa u penalizuam nga një aksion sporadik”. Megjithatë, tashmë ajo ndeshje është pas njëherë e mirë.
Tek Ada janë duke menduar tashmë vetëm për sfidën e rradhës, atë që do të luajë në fundjavë ndaj Gramshit në transfertë. Stërvitja zhvillohet çdo ditë në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës dhe ajo karakterizohet nga disiplina dhe karakteri i fortë tek çdo futbollist, dy veçori që konsiderohen si pjesë e pandarë e stërvitjes së këtij ekipi.
Duke folur për këtë sfidë, Rroji do të shtonte: “Ada duhet të mësojë nga dështimet dhe t’i kthejë ato në mësim. Ada shkon në Gramsh për rezultat pozitiv.
Vetëdisiplina tek lojtarët e bën ekipin kompakt dhe triumfues. Aftësia për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur pavarësisht a na pëlqen apo jo quhet: Vetëdisiplinë”.
© shkodrasport.com