Puna e tij me atletët e Vllaznisë dhe sukseset e arritura gjatë vitit që lamë pas, e kanë bërë atë të ndjehet mjaft mirë. Mbi të gjitha rekordet e arritura me sportistin Franko Burraj. Jo më kot, Bruno Rrotani është përzgjedhur si një nga tre trajnerët më të mirë të Sportklub Vllaznia për vitin 2018.
Ai për këtë arsye, në një prononcim të dhënë ka falenderuar të gjitha ata që e kanë ndihmuar dhe ata me të cilët ka bashkëpunuar në arritjen e shumë sukseseve të atletikës shkodrane edhe për vitin që lamë pas.
“Viti 2018 ka qenë mëse i suksesshëm për atletikën shkodrane sepse kemi dalë kampion me ekipet U16, U18, U20 dhe me të rriturit. Ky ishte viti i 10-të rradhazi që shpallemi kampionë me të rriturit dhe i 22-ti në gjithë historinë e atletikës së Vllaznisë.
Dua të falenderoj të gjithë trajnerët e atletikës së ekipit Vllaznia me në krye, kryetrajnerin Albert Marashi dhe trajnerët e tjera Fatjon Serhati, Dorian Tafa dhe profesor Vildan Tufin, për kontributin e dhënë për këto arritje.
Kisha një kërkesë edhe për kryebashkiaken Ademi që të kthentë sytë nga shumësportëshi sepse është dhe do të jetë gjithmonë nderi i Shkodrës. Unë dua të falenderoj edhe drejtorin Mark Kroqi për suportin e dhënë gjatë gjithë aktiviteve.
Po ashtu, nanën dhe baben tem për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë jetës teme, gjithashtu bashkëshorten dhe vajzën teme Lunën”- ka thënë Rrotani.
© shkodrasport.com