Tjeter fitore per “Juban Danjen” dhe tashme ajo konsolidohet nga java ne jave si nje ekip pretendent. Me 7 pike pas javes se trete, ekipi i drejtuar nga Elis Legata mban vendin e trete ne renditje por ne krahasim me pretendentet e tjera, ajo ka luajtur dy sfida shume te forta dhe prandaj konsiderohet me e evantazhuar per t’u ngjitur edhe me lart ne renditje.

Ne takimin e sotem, vajzat shkodrane kane luajtur ne Durres ndaj Teutes ndaj se ciles kane fituar me rezultatin 4-2. Ndeshja ne fakt ka nisur me gol sepse qe ne sekondat e para te saj ka qene kapitenia Klaudia Rrotani qe ka derguar topin ne rrjeten e portes durrsake.

Por pese minuta me vone ka qene Bushi qe ka barazuar shifrat per Teuten duke hapur lojen por gjithsesi “Juban Danja” u duk me e vendosur per ta fituar kete takim dhe ne minuten e 22-te do te ishte Vishkulli qe do te shenonte golin e dyte, ate te avantazhit dhe me te do te mbyllej edhe pjesa e pare.

Ne fillimin e se dytes do te ishte perseri minuta e pare kur Denada Avullia do te shenonte golin e trete per “Juban Danja”. Pese minuta me vone Metalla ngushton shifrat per ekipin durrsak dhe njekohesisht ngjalli shpresat per nje barazim te mundshem.

Por nuk do te ndodhte keshtu sepse ne skene do te dale serish kapitenia Rrotani qe do te shenonte ne minuten e 76-te golin e katert te ndeshjes, te dytin personal dhe njekohesisht te fundit te ketij takimi. Perfundimisht 4-2 per “Juban Danja” qe ne kete menyre merr fitoren e dyte ne kampionat dhe rikonfirmohet edhe njehere si ekip pretendent i ketij sezoni
www.shkodrasport.com