Në kuadrin e ndeshjeve të javës së tetë të kampionatit të futbollit të femrave, sot në Durrës është zhvilluar një përballje interesante në mes Teutës vendase dhe “Juban Danjes”.

Kjo e fundit ka luajtur më mirë dhe ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar që në pjesën e parë nga futbollistet Klaudi Rrotani dhe Paula Jaku.

Gjithçka ka ndodhur brenda 10 minutash. Fillimisht ka shënuar kapitenia Rrotani në minutën e 25-të dhe dhjetë minuta më vonë do të shënonte edhe Paula Jaku.

Në këtë mënyrë, “Juban Danja” i falet edhe njëherë tjetër përvojës dhe talentit të këtyre dy futbollisteve që kanë më shumë përvojë në këtë ekip dhe nga forma e tyre kuptohen që varen edhe rezultatet e tij.

Pas fitores javën e kaluar ndaj AAS, kjo është fitorja e dytë rradhazi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Kastriot Preka dhe me suksesin e sotëm ndaj Teutës, ekipi shkodran e ka kaluar këtë të fundit në renditje. “Juban Danja” tashmë ka shkuar në kuotën e 10 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në renditje.
© shkodrasport.com