Një ndër rrugët e qytetit të Pejës ka marrë emrin e tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi.

Tifo-grupi mbështetës i Shqipërisë e ka vlerësuar lartë vendimin e Komunës së Pejës, përcjellë Gazeta Olle.

“Ndërkohë në Pejë, Kuvendi Komunal ka vendosur që një rrugë e këtij qyteti ta mbaj emrin “Tifozat Kuq e Zi”.

Kjo është një mirënjohje për të gjithë ato djem e vajza që për 15 vjet rresht kanë qenë zëri i miliona shqiptarëve anëembanë trojeve etnike dhe jo vetëm, në përkrahje të ngjyrave, hymnit, simboleve dhe të emrit Shqipëri”, thuhet në njoftim.