Ditën e dielë, duke nisur nga ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet ndeshja e javës së 31-të të Abissnet Superiore mes Vllaznisë dhë Egnatias.

Kjo ndeshje mund të jetë mjaft e vlefshme për të përcaktuar se kush nga këto dy ekipe mund të shkojë në Europë nga kampionati.

Dueli i djeshëm mes tyre, i vlefshëm për Kupë, përfundoi në barazim 1-1 dhe këtë javë të dy këto ekipe, do të luajnë së bashku për llogari të kampionatit. Ky takim mjaft i rëndësishëm i kësaj jave të Abissnet Superiore do të vijë drejtpërdrejtë në RTSH Sport.

RTSH ka zgjedhur këtë takim për ta sjellë falas në të gjitha shtëpitë e sportdashësve shkodranë dhe më gjërë.

Kujtojmë këtu që, ndeshja Vllaznia-Egnatia do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur që nga ora 18:00.
Maringlen ZHIVANI