Sulmuesi i talentuar shkodran Rubin Hebaj i transferuar këtë verë nga Vllaznia tek sllovenët e Domzhales, ka debutuar me skuadrën e tij të re në kampionatin e këtij vendi por ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Në pesë ndeshjet e para të kampionatit që janë luajtur deri më tani, 19 vjeçari ka qenë në fushë në dy raste.
Pikërisht në ndeshjen e javës së tretë kundër Ankaran kur ka luajtur për 32 minuta. Po ashtu, ka luajtur edhe para dy ditësh në ndeshjen e rradhës ndaj Maribor në 10 minutat e fundit por pa arritur dot të shënojë sepse rezultati përfundimtar i saj ka qenë 0-0. Në një ndeshje tjetër, atë ndaj NK Celje, Hebaj ka qenë në pankinë ndërsa në dy të tjera nuk është grumbulluar nga ana e trajnerit. Në këtë mënyrë, ish- sulmuesi i Vllaznisë e ka provuar të luajë edhe në kampionatin slloven dhe gradualisht pritet shpërthimi i tij. Mosha e tij e re dhe të dhënat e shkëlqyera që ai posedon, pritet të jenë vendimtare në këtë drejtim dhe për këto arsye, shumë shpejt do të vijë edhe goli prej tij.
© shkodrasport.com