Tifozët shkodranë kanë ditë që shpresojnë për një rikthim të sulmuesit Rubin Hebaj tek Vllaznia por në fakt nga drejtuesit mësohet të mos ketë patur kontakte direkte me lojtarin. Në këtë aspekt, gjërat duket se mben enigëm mbi mundësinë e veshjes kuqeblu të këtij lojtari.
Në fakt, vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën që të vijojë karrierën e tij sërish jashtë vendit, në një kampionat tjetër dhe menaxheri I tij është vënë në lëvizje për këtë gjë. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se janë 2-3 alternativa por deri tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
Për momentin Hebaj ndodhet në Dubai ku është duke festuar bashkë me familjen e tij ndërrimin e viteve dhe do të kthehet këto ditë në Shqipëri. Nga sa mësohet, nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë edhe më gjatë këtu, por jo në Shkodër. Kjo ngaqë për të ka shkuar interes Teuta e Durrësit dhe kuptohet jo rastësisht.
Trajner I kësaj skuadre siç dihet, prej pak kohësh është shkodrani Edi Martini I cili ia njeh mirë vlerat këtij lojtari dhe dëshiron ta ketë në dispozicion.
Mundësia e firmosjes së tij me Teutën shtohet, për më tepër që tashmë kjo skuadër ka mbetur pa sulmues ngaqë e ka larguar malazezin Nikaç dhe atë mund ta zëvendësojë pikërisht Hebaj. Megjithatë, dilemat për këtë lëvizje do të marrin fund ndoshta në fillimin e javës tjetër.