Vjen dhe goli i dytë për sulmuesin shkodran Rubin Hebaj. Në ndeshjen e sotme të vlefshme për kampionatin slloven të futbollit në mes ekipit të tij Domzhale dhe ND Triglav, 19 vjeçari e ka dërguar topin përsëri në rrjetë duke rregjistruar kësisoj golin e tij të dytë me skuadrën e tij të re. Ai është futur në pjesën e dytë në fushë dhe pikërisht në minutën e parë shtesë, e ka dërguar topin në rrjetë, duke shënuar golin e gjashtë dhe të fundit të ndeshjes që u fitua nga Domzhale me rezultatin e thellë 6-1.
Kjo e fundit aktualisht ndodhet në vendin e katërt në kampionat por për ne, rëndësi ka që Rubin Hebaj po e justifikon në mënyrën e duhur blerjen e bërë nga drejtuesit e saj këtë verë. Vetëm kaq ndeshje, vetëm pak minuta në fushë dhe ai ka arritur të shënojë dy gola deri tani për ekipin slloven. Treguesit janë fantastikë dhe me siguri që nga java në javë do të ketë edhe shumë gola të tjera nga ana e 19 vjeçarit shkodran.
© shkodrasport.com