Nga Endri ÇINARI

Po kalon ndoshta formën e tij më të mirë duke shënuar me bollëk dhe duke udhëhequr ekipin e tij. Fjala është për Rubin Hebajn i cili po shkëlqen në Uzbekistan. Sulmuesi gjeti golin edhe dje kundër kryesueve të Pakhaktor. Për “Shkodra Sport” ai flet për formën që po kalon dhe këtë eksperiencë të re në karrierën e tij.

Hebaj tha: “Jam shumë i lumtur për formën që po kaloj e po ashtu për pikët e plota që morëm. Ishim kundër kryesuesve të kampionatit dhe në sy të tifozëve tanë. Po ashtu që u vendos nga goli im dhe kjo më shton akoma më tepër kënaqësinë.

Këpuca e Artë ? Patjetër që do e kërkoj deri në fundin e kampionatit. Do ishte një përfundim shumë i bukur për sezonin. Këtu është një futboll goxha fizik, por jo aq shumë teknik. Ekipet janë të forta dhe çdo sezon futbolli po merr vëmendje dhe po zhvillohet akoma më shumë.

Objektivi ? Ta mbyll sezonin si në aspektin individual dhe atë ekipor në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se kjo formë dhe ky kampionat mund të jenë një trampolinë për mua. “