Pavaresisht aludimeve te diteve te fundit, duket se e ardhmja e sulmuesit shkodran Rubin Hebaj nuk do te jete tek Vllaznia.
21 vjeçari qe pak dite ka nderprere kontraten me ukrainasit e Vorskla eshte ne kerkim te nje aventure te re serish jashte vendit dhe nuk ka nder mend qe te rikthehet ne Shqiperi.
Ne fakt tifozet shkodrane e kane mirepritur ardhjen e mundshme te ketij lojtari nisur nga problemet qe Vllaznia ka shfaqur ne repartin e sulmit gjate gjysmes se pare te sezonit.
Por sulmuesi shtatelarte duket se deshiron te gjeje ndonje ekip tjeter jashte vendit per te vijuar karrieren e tij. Menaxheret jane duke punuar ne kete drejtim dhe po shohin te gjithe opsionet e mundshme.
Ne Shkoder kesisoi tashme duhet te mendojne per ndonje opsion tjeter per sulmin teksa emri i vetem qe perflitet eshte ai i Realdo Filit.
Gjithsesi duhen pritur ditet ne vijim per te pare zhvillimet ne kampin shkodran. Deshirat jane te medha per te pare ndryshime ne perberje, por deri tani ende nuk po shihet asgje por duhet pritur fillimi i janarit per te mesuar se çfare do te ndodhe tek Vllaznia.
www.shkodrasport.com