Ndeshja vendimtare e vitit të kaluar ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës, ka qenë dhe do të mbetet me shumë mundësi më e rëndësishmja që do të luajnë lojtarët e të dy ekipeve në karrierën e tyre futbollistike. Një peshë mjaft të rëndësishme në atë ndeshje, e mbajti edhe sulmuesi i ri Rubin Hebaj. Akoma pa mbushur 19-vjeç, i riu mbajti “frenat” e sulmit pas “arratisjes” së Elis Bakajt (nuk pranoi të luante kundër Tiranës).

Hebaj ne nje prononcim për portalin Eduasportin.com, shpjegon emocionet që përjetoi atë javë “ferri”. Shkodrani tregohet mjaft i gatshëm për të folur nga Slloveni, atje ku po vazhdon edhe karrierën me ekipin e Domzales.“Ndeshja kundër Tiranës ishte shumë stresuese. Shkuam në Ulqin një javë përpara sfidës për t’iu larguar stresit që u akumulua në Shkodër. Ishte emocion i madh, pasi të gjithë njerëzit shfaqën frikë dhe dëshirë për të na ndihmuar. Cungu? Vetë është shkodran kështu që e ndjente shumë këtë ndeshjen. Ai po vuante aq sa ne. Ne ishim shumë lojtarë të rinj, pasi kishim futbollistë me kartonë dhe me dëmtime. Nuk e harroj kurrë se si na motivoi Cungu në atë ndeshje. Në dhomat e zhveshjes para ndeshjes, trajneri na tregoi historinë e një djali të vogël që kishte sakrifikuar gjakun e tij duke luajtur futboll për nder të qytetit dhe familjes së tij”, – tregon Hebaj.Sulmuesi që luan për Domzalen në Slloveni flet edhe për sfidën e sotme. “Zemra ime rreh gjithmonë për Vllazninë, sepse aty u rrita dhe formova aty. Ndeshjen e nesërme shpresoj ta fitojë Vllaznia, por në fund le të fitojë më i miri”, – përfundon Hebaj për EDS-në.

© shkodrasport.com