Sulmuesi shkodran qe luan me Partizanin- Rubin Hebaj, ka qene i pafat. Pak dite perpara grumbullimit me kombetaren U21, ai eshte demtuar ne stervitje me skuadren e kuqe dhe per rrjedhoje, nuk do mundet te luaje jo vetem me te, por edhe me ekipin kombetar.

Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete Federata Shqiptare e Futbollit. Trajneri Bushi e ka zevendesuar sulmuesin shkodran me ate te Laçit Redon Xhixha.

“Përshëndetje të gjithëve, ndryshime në listën e Shqipërisë U-21. Ditën e sotme lista e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare eliminatore të U21 kundër Turqisë dhe Andorrës ka pësuar dy ndryshime.

Sulmuesi i Partizanit, Rubin Hebaj ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi duke u zëvendësuar nga sulmuesi i Laçit, Redon Xhixha.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me mbrojtësin Leonidas Rossi të cilit i është dërguar ftesë zyrtare nga trajneri Alban Bushi për grumbullimin duke e pranuar këtë ftesë. Ditën e djeshme lojtari është njohur me listën e shpallur nga U-21 e Greqisë dhe ka refuzuar grumbullimin me Shqipërinë.

Trajneri Bushi ka marrë kontakt me babanë e lojtarit i cili është shprehur se qëndrimi tyre ka ndryshuar dhe lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë”, njofton FSHF.