“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe do të thotë shumë për mua, sidomos sepse në një vit atje nuk munda të kem hapësirat dhe minutat që dëshiroja. Sigurisht, falënderoj klubin e Domzhales që më dha këtë mundësi të vija në Shqipëri”.
E nis kështu prezantimin e tij si lojtari i ri i Partizanit Rubin Hebaj, sulmuesi shkodran, që do të mbajë fanellën me nr.9 të Edgar Çanit.
Sakaq, ai rrëfeu dhe çfarë e bindi të vishej i kuq: “Më bindi popullariteti, Partizani klub i madh dhe me emër në Shqipëri. Ka ardhur koha që të tregojë vlerat, pasi ka vite që nuk fiton një titull”.
Rivalët? “Të gjithë janë rivalë. Duhen respektuar dhe jo nënvlerësuar. Sigurisht, rivalë do të jenë ato klube që vitet e fundit po bëjnë më mirë edhe në Europë…”.
Premtimi për tifozët? “Çdo ndeshje do të jetë finale dhe shpresoj që do të flas në fushë me golat e mi dhe ekipi do të bëjë maksimumin për objektivat”./sport-ekspres/