Rubin Hebaj ka ndryshuar mendje përsa i përketë të ardhmes. Sulmuesi ditët e fundit ishte përfolur për një kalim te Vllaznia, por një gjë e tillë nuk do të ndodhi.

Golat e shënuar nga Bietar Jeruzalem, por edhe në finalen e Superkupës ndaj Tiranës kanë bindur edhe më shumë drejtuesit e Teutës për t’i ofruar një kontratë të re.

22-vjeçari do të firmosi një kontratë për një vit e zyrtarizimi i tij është thjesht formalitet. Teuta këtë sezon ka objektiva madhore e për këtë arsye nuk dëshiron të largojë një sulmues që mund të garantojë shumë gola.

Tek Vllaznia kesisoj kane nisur te mendojne per nje zgidhje tjeter sepse Hebaj ndonese fillimisht kishte rene dakord, me pas ka ndryshuar mendim dhe do te qendroje serish tek Teuta.

Teuta do të jetë shumë herë më e qetë nëse në ofensivë kanë jo vetëm Krasniqin dhe të riun Kapllani, por edhe shkodranin që ka shënuar 3 gola me peshë në dy ndeshjet e fundit (një ndaj Beitarit që shërbeu për kualifikimin dhe dopietën ndaj Tiranës që u dha trofeun e Superkupës).