Në orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një largim të mundshëm të Rubin Hebajt nga Teuta me destinacion një klub norvegjez, nga ku mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje të kartonit në fund të sezonit.
Gjithsesi, nga klubi durrsak nuk ka asnjë konfirmim për këtë pistë, në një kohë që po punohet për fuqizimin e skuadrës.
Shkodrani nuk ka qenë titullar fiks dhe ndoshta mund të shohë të tjera alternativa, por çdo gjë do të qartësohet në ditët në vijim.
Ai ka shenuar vetem 1 gol per Teuten ne ndeshjet qe ka luajtur dhe duket se palet nuk jane te kenaqura me njera- tjetren dhe prandaj sulmuesi shkodran mund ta lere Teuten.