Drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur prej disa ditësh përpjekjet e tyre për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe prandaj kanë filluar kontaktet me lojtarët që mendojnë të kenë në dispozicion.
Një nga emrat që përflitet është ai i sulmuesit shkodran Rubin Hebaj. Lojtari ka mbyllur sezonin e kaluar me Partizanin dhe po ashtu edhe kontratën me sllovenët e Domzhales duke qenë tashmë një futbollist i lirë.
Në këto rrethana, ai po sheh mundësinë për t’u sistemur në një ekip tjetër dhe Vllaznia gjithashtu mbetet një alternativë shumë serioze për të.
Madje, si për ta bërë punë të kryer këtë gjë, portieri i Vllaznisë Erind Selimaj ka postuar një foto me Hebajn duke bërë stërvitje individuale në një palestër dhe jo vetëm kaq, por përveçse numrit 1 që mban vetë në fanellë, ka “nxituar” t’i japë numrin “9” sulmuesit në fjalë.
© shkodrasport.com